Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u dorëhoq pak kohë më parë nga sistemi i drejtësisë, duket se nuk do t?i shpëtojë ?rrjetës? së Vettingut.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar sot ankiminin e Komisionerit Publik për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Menjëherë pasi vendosi të marrë në shqyrtim ankimimin e Komisoinerit Publik, ku kërkohet që Llalla t?i nënshtrohet Vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit hodhi shortin për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.