Një vit pa kantautorin, një bust për Françesk Radin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miq, të afërm dhe dashamirës të muzikës, u mblodhën sot pranë kodrave të Liqenit Artificial, për të përkujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur shqiptar, Françesk Radi.



Në vendin që ai e kishte me te preferuar e ku krijoi meloditë e para, është vendosur edhe një bust.



?Franko ka ndryshuar shumë jetë njerëzish, ka prekur shumë individë e ka frymëzuar shumë të rinj. Për shumë njerëz ai ka qenë edhe arsye mbijetese në një situatë shumë të vështirë, ku fjala e lirë, muzika, opinioni, bindjet e lira kanë qenë sfidë për Shqipërinë. Vetëm ata që janë trima të vërtetë marrin guximin të sfidojnë në momentet më të vështira status-quon, realitetin, gjërat që ndodhin, të provokojnë një debat, atëherë kur të bëje një gjë të tillë, të kushtonte jetën. Ai i kushtoi vitet më të bukura të jetës, e megjithatë detyra e gjeneratës sonë, e një brezi të ri që merr stafetën nga një gjeneratë tjetër, është të mos harrojë dhe të kujtojë?.



Bashkëshortja e kantautorit, Tefta Radi falenderoi të pranishmit për kujtimin e veprës së FrankoMë pas, familjarët mbollën edhe disa pemë pranë bustit, në nderim të figurës së kantautorit, i cili njihet ndryshe edhe si këngëtari i liqenit.