Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat zjarrëfikse kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme të shuajnë vatrat e flakëve në magazinën e cila u shkrumbua nga zjarri te rruga Siri Kodra. Shefi I zjarrëfikeseve te kryeqytetit thote për ora nevvs se oparacioni ka qënë I vështrë për shkak të erresirës dhe mugeses së burimeve hidrike në zonë për të furnizuar zjarrëfikeset.
Këto janë gjithçka ka mbetur nga e magazina në rrugën "Siri Kodra" e cila u përfshi nga një zjarr masiv një natë me parë.
Pas disa orësh luftë me flakët, forcat zjarrfikëse edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar operacionin për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.
Dëmi është i konsiderushmëm pasi nga magazina e cila tregtonte pajisje hidrosanitare dhe elektrike nuk ka mbetur asgjë, ndërsa fatmirësisht kanë shpëtuar banesat dhe objektet pranë saj.
Shefi i zjarrëfikësve të kryeqytetit Luan Shehu thotë për Ora News se operacioni ka qenë i vështirë edhe për shkak të kushteve ku ndodhej objekti pasi në zonën për rreth nuk ka burime hidrike.
Shehu: Ne punuam në kushte tepër të vështira, në një errësirë të plotë se hoqëm dhe mundësinë e pasjes së elektricitetit, pra u fikën me anë të KESH-it. Pastaj puna vështirësohet natën. Megjithatë, arritëm ta lokalizojmë brenda tre orëve dhe ta ndalojmë këtë incident dhe ta presim zjarrin që të mos na jepte premisa për të vazhduar tek shtëpitë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ja-cfare-ka-mbetur-nga-magazina-e-djegur-dje-ne-tiran