Report TV - Kompania legjitime: Dogana dhe policia të ndalin tregtimin e B-52 të falsifikuar

2018-05-12 2

Shoqëria ?Arseni shpk?, pronar i ligjshëm i markës tregtare B52 ? një pije e njohur energjike e tregut shqiptar, ju kërkoi sot autoriteteve të ndërpresin veprimet e paligjshme të konkurrencës, ndërsa paralajmëroi veprime ligjore kundër individëve me pushtet që kanë marrë përsipër të shkelin të drejtat Kushtetuese dhe barazinë e operatorëve në treg.

Ndërsa dorëzoi një numër kërkesash zyrtare pranë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe krimit ekonomik si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zëdhënësi i shoqërisë Alban Bala tha për mediat se ?cdo produkt që imiton markat në pronësi të Arseni shpk do të largohet menjëherë nga tregu, përndryshe do të konfiskohet?.

?Ne presim që Doganat të mbyllin cdo rrugë për grabitjen e një investimi të rëndësishëm të kryer nga ne duke mos lejuar me tej importe të paligjshme. Ne presim që Krimi ekonomik dhe policia e shtetit të bllokojnë një mall kontrabandë, që shitet tjetër për tjetër ? në dhunim të plotë me cdo parim të ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor? deklaroi Bala.

Free Traffic Exchange