PS: Basha në panik nga hetimi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mosbindjen civile të deklaruar nga opozita Partia Socialiste e konsideron një akt antiligjor. Kreu grupit parlamentar Taulant Balla, tha se pas kësaj deklarate qëndron frika e kreut demokrat Basha për hetimet nisura mbi paratë rusë për lobimin në Amerikë.
Por më tepër se kaq, për mazhorancën aksioni politik i opozitës është i qëllimshëm për të penguar çeljen e negociatave për anëtarësim.Balla bëri përgjegjëse qeverinë e PD-së për mospërfundimin e ?Rrugës së Kombit?. Ndaj kërkoi hetime të reja. Në mbledhjen e komisioneve parlamentare kanë munguar deputetët e PD-së. Por ndryshe kanë vepruar deputetë të LSI-së. Edmond Haxhinasto ishte pjesë e Komisionit të Ekonomisë. Ndërkohë që kundër vendimin për mosbindje civile është deklaruar Robert Bitri i LSI-së.Edhe pse nuk ishin pjesë e komisioneve parlamentare, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u panë deputetët demokrat Halim Kosova dhe Rudina Hajdari.