Report TV - Komisioni i Shëndetësisë: Në vitin 2017 janë diagnostikuar 135 fëmijë me autizëm

2018-05-12 0

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar mbledhja në komisionin e Shëndetësisë. Është mbajtur një dëgjesë për autizmin dhe për rastet të prekur nga autizmi për vitin 2017.
Në komision ishin të pranishëm deputetë të LSI, por shihej mungesa e deputetëve të partisë Demokratike. I pranishëm ishte Halim Kosova pa minuta më vonë u bashkua dhe deputetja e PD Rudina Hajradaj
Në vitin 2017 janë diagnostikuar 135 fëmijë me autizëm.
2 prilli ishte Dita ndërkombëtare e Autizmit. Autizmi është çrregullim i zhvillimit i cili paraqitet në fëmijërinë e hershme. Çrregullimi karakterizohet me pengesa në planin verbal (në të folur), komunikim të dobët, mungesë të interesit për botën për rreth dhe paaftësi për aktivitete shoqërore. Autistët shpesh përshkruhen si persona të cilët janë në botën e vet.

Free Traffic Exchange