E moshuara po tregtonte pranë Kishës së Shna Ndout: Policët bashkiak më morën qirinjtë dhe më shtynë

2018-05-12 0

Pashke Gjoka 58 vjeçe me banim në afërsi të Kishës së Shna Ndout në Laç, e cila tregtonte qirinj anës së rrugës, në ditën e pelegrinazhit, është bërë pre e dhunës nga forcat e policisë. Sipas të dhunuarës, disa efektivë të policisë kanë tentuar të largojnë gruan, ndërsa e kanë tërhequr me forcë, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
58 vjeçarja është dërguar në spitalin e Laçit për të marrë shërbimin mjekësor. Sipas saj policia në mënyrë selektive largon tregtarët e qirinjëve, ndërsa kjo është dhunuar, madje të afërmit e saj kanë bërë denoncim pranë komisariatit të Kurbinit, për dhunën e ushtruar nga policia.