Report TV - ‘Mosbindja civile’, Balla: Basha mburojë e dhunës, ka marrë fund politikisht

2018-05-12 0

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka dënuar thirrjet e Lulzim Bashës për mosbindje civile, ndërsa e ka cilësuar si të papërgjegjshëm. Për Ballën, Basha është në fund të karrierës së tij politike, ndërsa prokuroria duhet të rinisë hetimet duke hapur dosjen e Rrugës së Kombit për Berishën dhe Bashën. Përsa i përket LSI, Balla tha se në 2016 ishte pro tarifës dhe firmëtare.

Basha dhe Kryemadhi iu kanë bërë thirrje dje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format. Por duket se vendimi ka hasur në kundërshti brenda LSI, pas deklaratave të sotme të deputetit Robert Bitri.



Është e paligjshme që një politikan bën thirrje që të mos paguhen taksat, kur mbi bazën e tyre funksionon buxheti, shkollat, spitalet, etj. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet të Lulëzimit, halli i madh e ka zënë, disa fatalitete që e presin lidershipin e PD, cështja e financimit rus. Hetimi po ecën dhe Basha nuk duhet të vonojë për të dhënë dëshmi. Në 17 prill presim një lajm të mirë për integrimin dhe sjellja e opozitës ka të bëjë me pritshmëritë, që komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave pa asnjë kusht, por nuk është një lajm i mirë për treshen Berisha-Basha-Kryemadhi.