Report TV - Protesta në Rrugën e Kombit, ministri Gjiknuri: Dëmi miliona euro

2018-05-12 1

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur për dhunën në protestën në Rrugën e Kombit kundër tarifës dhe dëmet e shkaktuara. Gjiknuri u shpreh se dëmi nga dhuna shkon në disa miliona euro.

?Po bëhet vlerësimi paraprak, por nga të dhënat e para dëmi shkon disa miliona euro. Kjo dhunë u nxit nga zjarrvënësit e Tiranës, aty nuk ishte gjuha e popullit por dhunë e motivuar politikisht. Dëmi nuk iu bë një privati, por taksapaguesve shqiptarë?


Ministri Damian Gjiknuri
Gjiknuri më pas foli edhe për koncesionin, ndërsa pranoi se mund të ishte bërë informim më i mirë për banorët e zonës së Kukësit për tarifën.

?Përdorimi i tarifës është parashikuar që në kohën e qeverisë Berisha. Në muajin e fundit mund të ishte bërë një ri informim, por ky nuk është se do të ndryshonte taksën"

Ministri Damian Gjiknuri

Ministri shtoi se për të mirëmbajtur akset rrugore duhen miliona euro, ndërsa vendosi theksin se autostrada Tiranë-Durrës. Ai tha se kemi marrë masat për riveshjen e asfaltit, por duhen 20 apo 30 milionë euro.

Free Traffic Exchange