Ora News - Tabaku: Rama dhe Gjiknuri gënjejnë, Rruga e Kombit do 10 mln euro për mirëmbajtje

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar nga Drejtoria e Policisë ku po mbështetet të arrestuarit e Rrugës së Kombit lidhur me deklaratën e Gjiknurit për mirëmbajtjen e rrugëve.

Nën/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, tha se Ministri dhe Kryeministri gënjejnë kur thonë se mirëmbajtja e rrugëve ka kosto të papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Sipas saj, Rrugës së Kombit i nevojiten vetëm 10 mln euro për mirëmbajtje dhe këto mund të mbulohen nga taksa e qarkullimit.

Tabaku: Kërkon 10 milion euro në vit për tu mirëmbajtur Rruga e Kombit.Ndërkohë që këtë gjë nuk e ka bërë qeveria, sot përsëri gënjyen shqiptarët dhe u thanë se mirëmbajtja e rrugëve kërkon një shumë jashtëzakonisht të lartë, stratosferike për buxhetin e shqiptarëve.

Sot përsëri edhe Rama dhe Gjiknuri gënjyen duke thënë që ky buxhet është i papërballueshmëm dhe duhet ta paguajnë shqiptarët. Qytetarët e Kukësit dhe shqiptarët kanë kthyer përgjigje që tarifa e Rrugës së Kombit është e papërballueshme për ta.

Pasi qeveria të ktheje përgjigje pse bën avokatin e koncesionarit, pse nuk përdor taksën e qarkullimit për ndërtim rrugësh dhe mirëmbajtje atëherë qytetarët janë në të drejtën e tyre për të refuzuar për të paguar këtë taksë. Kjo taksë është antikushtetuese dhe antiligjore. Qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo koncesionarit. Ka ikur dita kur Rama do të vazhdojë të vjedhë qytetarët, të grabisë qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tabaku-rama-dhe-gjiknuri-genjejne-rruga-e-kombit-do-10-mln-euro-mirembajtje