Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës në protestën për taksën e Rrugës së Kombit do të mbahet nesër në orën 09:00 në Gjykatën e Kukësit.Vendimin e komunikoi për gazetarët Kancelari i kesaj gjykate.
"Gjyqtarja e gatshme ka vendosur që seanca të zhvillohet nesër në orën 9 në Gjykatën e Kukësit.Infrastruktura e gjykatës nuk e lejon që të 23 të jenë në sallë por do të shohim mundësinë aq sa kemi që seanca të zhvillohet brenda atyre kushteve që kemi. Për të gjithë njëherësh ka mundësi të zhvillohet, salla është e vogël, e pamjaftueshme por ne do të insistojmë që të jenë të 23. Akuza që ka sjellë prokurori është kundërshtim i punonjësit të policisë dhe shkatërrim i pronës".
Sipas kancelarit nuk ka tejkalim afatesh nga gjykata.
"Nga ora 09:45 e ditës së sotme deri pasnesër në të njëjtën kohë ka të drejta gjykata ti shqyrtojë këto kërkesa, pra 48 orë".
Vendimi nuk u prit mirë nga familjarët që prisnin jashtë gjykatës sipas të cilëve po u mbahen padrejtësisht në burg të afërmit.
"Nuk e kuptoj ku duan të shkojnë me këtë terror, me këtë presion: Duan të na ulin zërin. Të lirohen të arrestuarit dhe të pushohet çështja penale. Një sekond e më parë të lirohen".
Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 23 të arrestuarit.
Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.
Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës, shkatërrim të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.
Ora 10:29 - Familjarët bllokojnë rrugën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve. Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protestuesit-e-rruges-se-kombit-sot-para-gjykates-masen-e-sigurise