Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Larja e dhëmbëve është shumë e rëndësishme për të higjenën orale.
Deri tani shumë metoda mbi mënyrën e larjes së dhëmbëve i kemi aplikuar gabim.
Stomatologia Ersida Çalja, e ftuar në emsionin Ditë e Re ka shpjeguar se cilat janë mënyrat më të mira, si edhe cilat janë gabimet që ne kemi bërë deri tani gjatë larjes së dhëmbëve.
Çalja nënvizoi se përzgjedhja e pastës bëhet sipas moshës dhe problematikave që secili prej nesh ka.
"Së pari duhet të përzgjidhet pasta e duhur e dhëmbëve sipas moshës, për të rriturit është më vete, për fëmijët është më vete, gjithashtu edhe në bazë të problematikës që ka secili pacient.
Jo të gjithë mund të përdorin të njëjtën pastë. Brenda së njëjtës familje secili prej anëtarëve mund të ketë pastën e tij."
Stomatologia thekson se përzgjedhja e furçës është gjithashtu e rëndësishme.
"Së dyti furçës është shumë e rëndësishme. Duhet të zgjedhim furca që nuk janë as shumë të ashpra dhe as shumë të buta, por diçka mesatare.
Gjithashtu është e rëndësishme që furçja të zgjidhet sipas madhësisë së kavitetit të gojës. Një furçë e madhe nuk mund të pastrojë dot një gojë të vogël sepse nuk mund ta menaxhosh mirë nëpër të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve.
Në furçë mjafton shumë pak pastë, në madhësinë e një kokërr bizeleje, dhe furça duhet të jetë e thatë, kur ne në fakt e lagim pastaj i vendosim pastën. Duhet të jetë e thatë në mënyrë që fijet e furcës të mos bashkohen dhe të japin abrazion të smaltit."
Ajo tha se një pjesë e madhe e njerëzve ende e dinë gabim mënyrën e larjes së dhëmbëve.
"Gjithashtu një pjesë e madhe vazhdojnë ta dinë ende gabim mënyra e larjes së dhëmbëve. Larja e dhëmbëve nuk bëhet horizonal, por bëhet ose vertikal ose në mënyrë rrotative.
Ideale do të ishte që pas çdo vakti të bënim pastrimin e dhëmbëve. Por kryesorja gjithmonë mbetet darka duke qenë se përshtyma jonë është më e reduktuar në mbrëmje për shkak se trupi jonë është në qetësi dhe kështu që është shumë e rëndësishme që në mbrëmje të mos flemë asnjëherë pa larë dhëmbët. Përveç kësaj këshillohet edhe filli dentar që nuk është shumë i përdorur nga njerëzit.
Stikadentët janë shumë të dëmshëm pasi krijojnë hapësira ku mund të mbesin mbetje ushqimore që sjellin kavitetin e dhëmbëve. Ndaj duhet të përdoret filli dentar, është shumë i lehtë për tu aplikuar pasi parandalon kavitetet midis dhëmbëve.
Një larje dhëmbësh duhet të jetë të paktën 2-3 minuta. Duhet të lajmë edhe gjuhën, me pjesën e pasme të furçës, që është gomina."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/higjena-e-gojes-cfare-duhet-te-dini-larjen-e-dhembeve