Ora News - Familjarët e të arrestuarve bllokojnë rrugën tek Drejtoria e Policisë së Tiranës

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
24 protestuesit e arrestuar një ditë më parë pas akteve të dhunës në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, do të dalin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t?u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 24 të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta. Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës, shkatërrim të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Ora 10:29 - Familjarët bllokojnë rrugën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve. Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protestuesit-e-rruges-se-kombit-sot-para-gjykates-masen-e-sigurise