Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e dy ditëve më parë në rrugën e Kombit ishte edhe një shkundje për opozitën. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e "Debati në Channel One"
Berisha: Takimi i sotëm për opozitën ishte historik. Për kushtet rrethanat të cilat u zhvillua dhe vendimet që mori. Zhvillimet e fundit, revolta e aytre qindra e qindra djemëve dhe burrave të Kukësit, Hasit, Tropojës ishin sirena e alarmit në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Ishin një apel zgjues dhe kushtrimi për çdo qytetar të këtij vendi.
Ata djem dhe burra në Kalimash që i dhanë një grusht në hundë, e përgjakën në hunë Edi Ramës ata i dhanë një kushtrim popullit opozitar, të cilëve Edi Rama vetëm dy ditë më parë mori vendime armiqësore kundër tij ti bëjë fyerjen më të madhe publike me atë gjuhë rrugaçi që përdori nga salla e Parlamentit. Ajo gjuhë nuk u adresohej mëbshtetësve socialistë, por opozitarëve dhe shumicës së heshtur.
Vetëm dy ditë prapa ndodhi që të merrte përgjigjen më të meriturar. Ndodhi gjithashtu edhe një shkundje e fuqishme për strukurat e opozitës, të cilat nuk mund të qëndronin siç kanë qëndruar por duhet të merrnin vendimet më të rëndësishme në interesin më jetik të këtij kombi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-rrugen-e-kombit-berisha-shkundje-edhe-opoziten