Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike publikoi një video gjatë mbledhjes së grupeve parlamentare të opozitës pasditen e sotme.
Pasi u ra dakord që opozita të nisë mosbindjen civile dhe protestat në mbështetje të qytetarëve kundër taksave, Basha tha se nuk do merret leje nga policia.
Ai ka thënë se organizimi do të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe komunikimeve me telefonë.
Për Bashën kjo është përgjigje për një polici që nuk sillet si e ligjit.
?Policia nuk arreston Olsi Ramën, Saimir Tahirin, Agron Xhafën, Balilajt e Habilajt dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do t?i trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-brenda-takimit-smarrim-leje-mitingje-le-te-me-arrestojne-mua