I riu Kolë Fermosi 28 vjeç ështe vrarë me thikë nga Kristjan Shkambi, 24 vjeç në Hot të Ri të rrethit të Shkodrës mesnatën e djeshme, që përkonte edhe me festën e Pashkës.
Dy të rinjtë kanë debatuar për shkaqe banale në një lokal të zonës.
Goditja me thikë ka qenë fatale për 28 vjeçarin Fermosi.
Autori i krimit është arrestuar nga policia.