Problemet për cilësisë së bukës nuk ngrihen vetëm nga Shoqata e Industrisë Përpunuese të Miellit, por edhe nga vetë konsumatorët. Vetëm në muajt e parë të këtij viti, 53 qytetarë janë ankuar pranë Zyrës së Mbrotjes së Konsumatorit . Bëhët fjalë vetëm për ankesa nga qytetarë të Tiranës, aty ku presupozohet se monitorimi është më i madh se në periferi.
"Marrin bukën pas një ore, dy orë buka nis të thërrmohet. Niveli hekurit jo i plotë Amidoni, era jo e një gruri të plotë. Pjesa tjetër nëse e prek ajo nis të ngjisë. Kjo ngjitja tregon që shumë elementë mungojnë, por kur përpunohet humbet cilësia dhe kjo kalon te probleme të shëndetit. 174 ankesa janë për Tiranë 2017", thotë Hasan Stafa, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Kequshqyerja ku përfshihet edhe cilësia jo e mirë e bukës, bën që të lindin një sërë sëmundjesh në organizmin e njeriut dhe numri i të prekurve ka ardhur në rritje vitet e fundit.
"Kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet e ushqimit. Marrim të dhëna dhe për njerëzit që shtrohen në spitale kush është shkaku. Dhe disa nga shkaqet del mos ushqyerja e mirë nga cilësia e bukës. S'dua të hap panik, por cilësisht nuk është aty ku duhet".
Klan plus ka ngritur ditë më parë edhe shqetësimin e miellit të biskotave me nivel proteinash nën 12% që importohet nga Serbia dhe që përdoret për prodhimin e bukës, duke e bashkuar me kimikate të tjera. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me institucione të tjera kanë nisur një aksion kombëtar për kontrollin e miellit. Zyra e Mbrojtes së Konsumatorit bën thirrje që rastet e konstatuara të ndërshkohen.
"Strukturat shtetërore duhet të kenë kriter të marrin ankesa e mos t'i mbajnë në sirtar, por t'i çojnë në laboratorët përkatës për të parë çfarë cilësie japin te konsumatori".