stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Gazetari i emisonit ?Stop? Renaldo është ndalur në disa rrugë të kryeqytetit. Qytetarët i njohin rrugët me një emërtim, por zyrtarisht rruga ka një tjetër emërtim të miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Renaldo pyet qytetarët nëse e dinë emërtimin e rrugës kur ndodhen, por përgjigjet e tyre janë kontradiktore.
Sheshi Wilson, rruga ?Abdyl Frashëri? dhe ?Sami Frashëri?:
Renaldo ? E di si quhet ky sheshi këtu?
Qytetarja 1 ? Wilson.
Qytetari 2 ? Ne i themi stadiumi Dinamo.
Qytetarja 3 ? Mund të orientohesh me sheshin Wilson.
Stadiumi ?Selman Stërmasi?, rruga ?Sulejman Delvina?:
Qytetari 1 ? Ku e di unë. Ka dy emra kjo rruga këtu.
Qytetari 2 ? Unë Dinamo e di se jam i vjetër. Këta të rinjtë e kanë ?Selman Stërmasi?.
Sheshi ?Mustafa Kemal Ataturk?:
Renaldo ? Si quhet ky sheshi këtu?
Qytetarja 1 ? Sheshi ?21 Dhjetori?.
Qytetarja 2 ? 21-sh, ja ku e ke mbrapa.
Renaldo ? Tabela aty thotë: ?Mustafa Kemal Ataturk?.
Qytetari 3 ? Kryqëzimi i 21-shit.
Qytetari 4 ? ?21 Dhjetori?.
Renaldo ? Shikoje sheshi ?Mustafa Kemal Ataturk?.
Qytetari 4 ? Nuk është e vërtetë. Ky është ?21 Dhjetori?. Kam 50 vjet këtu!
Qytetari 5 ? Ky quhet ?21 Dhjetori?.
Renaldo ? Po kjo tabela këtu? Si ta quajmë ne?
Qytetari 5 ? Ajo është tjetër. Ja ku e ke aty me shkrim.
Renaldo ? Ai ?21-shi? aty është duke rënë, ndërsa kjo s?po bie.
Qytetari 5 ? Kjo është më e saktë (sheshi ?Mustafa Kemal Ataturk?) se 21-shi është i Stalinit.
Sheshi ?Karl Topia?:
Renaldo ? Si e ka emrin ky sheshi?
Qytetari 1 ? ?Zogu i Zi?.
Qytetari 2 ? Ky e ka sheshi ?Tallava?.
Qytetari 3 ? ?Zogu i Zi?.
Qytetari 4 ? ?Zogu i Zi?.
Renaldo ? Po mua më thonë që ky e ka sheshi ?Karl Topia?.
Qytetari 4 ? Aha, nuk e di atë unë.
Qytetarja 5 ? ?Zogu i Zi?.
Qytetarja 6 ? ?Karl Topia?.
Qytetarja 5 ? Nuk e dija.
Renaldo ? Po kjo këtu? Shiko si e ka, ?Rilindja?. Kjo qenkërka për qejfin e vet. Kush mund të jetë nga këto?
Qytetarja 6 ? Në hartë është ?Karl Topia?, këtë di.
Qytetari 7 ? Pse tallesh me xhaxhin ti? Ky është sheshi ?Zogu i Zi?.
Renaldo ? Po ja tabela aty thotë sheshi ?Karl Topia?.
Qytetari 7 ? Eee? Po jam unë prapa pastaj. Po është ?Karl Topia? është shumë i nderuar si emër. Lali Eri si të dojë le t?ia verë.
Renaldo u shpreh se shkoi për të parë emrat e shesheve dhe të rrugëve sesi orientohen qytetarët, por ndërkohë ?u bë vetë çorap?. Ndaj për banorët e Tiranës e rëndësishme është të merren vesh nga vijnë dhe ku do shkojnë.