Ish-ministrja e Ekonomisë dhe njëherazi deputetja socialiste, Milva Ekonomi e ftuar në studion e Report Tv, u shpreh se tarifa në ?Rrugën e Kombit? nuk do ulë aktivitetin tregtar nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo sepse, sipas saj, Porti i Durrësit ofron tarifat më të ulëta në rajon për shërbimet që ofron.
?Norma mesatare ditore e qarkullimit në ?Rrugën e Kombit? është 4500 automjete. Është një tarifë që vjen nga studime të ngjashme si në vendet e Europës. Vendosja e një tarife të tillë tregon që importet dhe eksportet në Portin e Durrësit nuk do të ulen fare, por do të vazhdojnë të kryhen.
Porti i Durrësit është një port që ofron shërbime me tarifa më të ulëta se portet në Greqi apo Malin e Zi. Biznesi kosovar e ka njohur konceptin e tarifimit të kësaj rruge që në dhjetor 2016, që do ketë një kosto tjetër në krahasim me atë që kishte më parë?.