Ora News - Tiranë, zjarr i madh pranë ish-magazinave, tymi mbulon kryeqytetin

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e ish-magazinave në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë.

Burime për Ora News nga policia e Tiranës konfirmojnë se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa rrezikohen dy banesa që ndodhen pranë.

Flakët janë të mëdha ndërsa shtëllungat e tymit janë përhapur thuajse në gjithë kryeqytetin.

Policia dhe zjarrfikëset u njoftuan për rënien e zjarrit në magazina tek ish-frigoriferi rreth orës 19:15.

Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, 6 zjarrfikëse, autoambulanca dhe dhjetëra efektivë të Policisë së Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-zjarr-i-madh-prane-ish-magazinave-tek-siri-kodra

Free Traffic Exchange