Flakët gjigante kanë përfshirë një magazinë ku tregtoheshin pajisje elektrike në Tiranë pasditen e kësaj të hëne. Zjarri ka rënë në rrugën "Siri Kodra" pranë Stacionit të Trenit ku siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv flakët janë masive dhe të frikshme.
Tre zjarrfikëse dhe forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Flakët rrezikojnë edhe një pikë karburanti e dy banesa ngjitur me magazinën. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale përllogariten të konsiderueshme. Mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.