?Unë Jam Landi, po mbytemi. Nuk ka më kohë. Jorgjia të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni te pllaka e fundit e banjos?.
Ky mesazh i shkruar në një letër, të gjetur në një shishe e cila ndodhej pranë kësaj varke të nxjerrë në breg nga deti, ka vënë në alarm policinë e Vlorës. Kjo pasi dyshimet e policisë janë se personi që e ka shkruar nuk ka qenë vetëm dhe se kanë qenë momentet e fundit të tyre përpara mbytjes së varkës. Ende nuk dihet se kush është autori i tekstit, apo koha kur është shkruar, por ai vetë identifikohet me emrin Landi. Letra u gjet brenda një shisheje pranë kësaj varke në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë.
Personi shkruan se Jorgjia duhet të kujdeset për fëmijët. Më tej ai tregon edhe vendin personi tregon edhe se ku mund të gjejnë paratë që iu duhen, pranë pllakës së fundit në banjo.
Nuk dihet se kur është zhdukur personi që ka shkruar këtë letër, dhe kohën kur është shkruar. Por policia ka nisur hetimin për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Ndërkaq varka të ku është gjetur kjo shishe është gjetur në bregdetin e Zvërnecit këtë të hënë nga peshkatarët e zonës.
Të premten e javës së kaluar, u denoncua zhdukja e Santo Ymerajt 32-vjeçar, po nga Vlora. Ai kishte dalë në det me një motor uji mesnatën e të enjtes, por për shkak të stuhisë dyshohet se mund të jetë mbytur. Nuk dihet motivi se për se kishte dalë Ymeraj në mes të natës për të lundrar me një motor uji. Disa orë pasi kishte dalë nga banesa, ai telefonoi familjen pak momente para se celulari i tij të fikej, duke u zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Gjatë telefonatës, Ymeraj iu tha të afërmve se nuk po arrinte të shikonte asgjë.
Por pas pesë ditësh kërkimesh për të, policia ka hasur edhe në një rast tjetër që mendohet se ka të bëjë me zhdukjen misterioze të një personi të dytë. Policia po heton nëse dy ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, apo nëse mund të bëhet fjalë për të njëjtin person.