Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kombëtarja shqiptare e femrave do të zhvilloj me datën 6 prill sfidën ndaj Polonisë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm. Trajneri Armir Grima është optimist për rezultate të mira ndaj Polonisë dhe Bjellorusisë.
"Na presin dy ndeshje shumë të vështira. Kemi marrë masat tona dhe do të mundohemi të bëjmë paraqitje sa më të mirë ashtu siç kemi pasur faktikisht por rezultatet nuk kanë ardhur por paraqitja e kombëtares së vajzave ka qënë në atë nivel që ne kemi pritur."
Në lidhje me kontigjentin e lojtareve që ka në përbërje trajneri tha se pak a shumë lojtarët janë të njëjtë dhe se ka pak afrime.
"Është e vërtetë që kampionati jonë nuk është në atë nivel të mirë. Po të llogarisim me rajonin kampionati ynë nuk është në nivel poshtë kampionatit të Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë. Ka problemet e veta dhe lista, dëmtimet, mungesa e ndeshjeve, stërvitja e pakët, megjithatë mundohemi të jemi të vëmendshëm dhe të marrin ato që për momentin janë në formën e tyre më të mirë."
Në listën e të grumbulluarve bie në sy dhe futbolliste nga Kosova, por një fakt i tillë nuk ka sjellë përplasje me Federatën e Kosovës.
"Nuk kemi përplasje. Në fakt ne kemi bashkëpunim me trajnerin e Kosovës, por këto janë vajza që kanë qënë dhe më parë dhe nuk janë prurje të ditëve të fundit që të kemi përplasje me Kosovën."
Sfidën ndaj Polonisë trajneri e shikon si shumë të fortë, ndërkohë që më të lehtë parashikon kombëtaren e Bjellorusisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sfidat-eleminatore-te-boterorit-grima-jemi-gati-te-dhene-maksimumin-ne-te-dy-takimet