Ora News - Protestuesit në Rrugën e Kombit, vandalë, po të 21 Janarit? Përgjigjet Rama

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i quajti vandalë të gjithë ata që protestuan në rrugën e kombit dhe jo qytetar. I pyetur nga gazetarët nëse kishte të njëjtin mendim edhe për ata që protestuan dhunshëm më 21 Janar 2011, Rama tha se atë ditë, qytetarët u sulmuan nga policia.

Rama: Është debat i vjetër dhe është e ndarë kjo punë. Unë kam tjetër opinion. Kam të njëjtin opinion që kam pasur që atë ditë. Protestuesit, atë ditë nuk kanë ardhur për të bërë asnjë lloj dhune dhe nuk kanë ushtruar asnjë lloj dhune, përkundrazi janë sulmuar nga policia. Unë personalisht, me Pandeli Majkon dhe me një grup tjetër kemi qenë duke ecur dhe jemi kthyer mu përpara kullave, sepse na erdhi përballë gjithë tymi i gazit lotsjellës dhe makina me ujë. Ne ndërkohë po ecnim për të ardhur këtu. Kështu që janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Që turmat reagojnë kur sulmohen nga policia, kjo ndodh, por mos bëjmë krahasim komplet pa lidhje, sepse në këtë rast bëjmë gabim të madh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protestuesit-ne-rrugen-e-kombit-vandale-po-te-21-janarit-pergjigjet-rama