Report TV - Protesta në Rrugën e Kombit, Kryemadhi thirrje Kuvendit: Përjashtoni Edi Ramën

2018-05-12 1

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti, duke e cilësuar qëndrimin e tij ndaj protestuesve për taksën në Rrugën e Kombit si antikombëtare. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se partia e saj është në krah të qytetarëve, që sipas saj, protestojnë kundër zhvatjes që po ju bën qeveria.

"LSI është me qytetarët e Kukësit dhe mbështet protestat e qytetarëve, që protestojnë dhe do protestojnë kundër zhvatjes që po ju bën qeveria e Ramës. Rama dhe oborri i tij arrogant nuk e kuptojnë që shqiptarët janë ngritur kundër regjimit skllavërues me krimin dhe bandat, që duan t?iu rrëmbejnë dinjitetin shqiptarëve. Fjala e tyre para shqiptarëve ishte fyerje për ta, shprehje e antikombtarizmit të tij, që i trajton kosovarët si pjesë e pazarit. Sot ne distancohemi dhe e dënojmë me forcë deklaratën e tij, fjalorin e tij prej rrugaçi, për fyerjen ndaj vëllezërve tanë.

Free Traffic Exchange