Rudina/ Fevziu: Takimi me Berishen, jo ftese per emision (02.04.2018)

2018-05-12 0

Takimi i gazetarit Blendi Fevziu me ish-kryeministrin Sali Berisha është përfolur dhe komentuar nga mediat si një ritakim domethënës mes tyre, pas një ?ftohjeje? disavjeçare.
Por, sot vetë gazetari i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan foli rreth këtij takimi nga ku sqaroi se takimi mes tyre nuk ka patur si temë programin. Fevziu tregoi se në takimin me Berishën kanë diskutuar për politikat e jashtme, duke e quajtur takim kortezie.
Gjatë emisionit Fevziu sqaroi se me Berishën ka patur ndalim komunikimi dhe se nuk ka bërë fjalë me të.
?Jo s?kam biseduar fare për programin, as për probleme të ditës apo politike. Ka qenë një kafe kortezie, pothuajse e gjithë biseda ka qenë e fokusuar tek politika e jashtme. Kam folur për problemet që janë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, siç janë raportet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Nuk kam folur as për programin, as për ftesë, ka qenë një kafe kortezie shumë korrekte. Në Shqipëri është bërë zakon që çdo gjë e kthejnë në lajm dhe portalet ndjekin njëri-tjetrin.
Një takim është i rëndësishëm për të dy personat që takohen. Dikush e konsideron të rëndësishëm për emisionin, dikush tjetër për një gjë tjetër. Ky ishte një takim mes dy personave që në fund të fundit kanë raporte mes tyre, nuk ka rëndësi si mund të jetë raporti. Nuk kishte ndonjë gjë për t?u kthyer në lajm. Berisha ka një ftesë të hapur për të ardhur në emision, por unë nuk kam hyrë në këto biseda. Unë nuk kam patur zënie me Berishën, por ndalim komunikimi për arsye të rrethanave të krijuara nga emisioni. Nuk më ka telefonuar më, më pas as unë nuk e kam telefonuar sepse dy-tre telefonatave të fundit nuk i është përgjigjur. Kaq ka qenë historia. Nuk kemi bërë fjalë dhe nuk jemi sharë. U takova në një kafe dhe nuk bëhet fjalë për tjetër gjë?, tha Fevziu.

Free Traffic Exchange