8 persona janë proceduar për protestë të paligjshme para Policisë së Tiranës. Ditën e diel disa persona tentuan të hyjnë në Policinë e Tiranës me forcë, mes tyre ishin edhe disa deputetë të Partisë Demokratike. Policia e Tiranës bën me dije se 8 personat akuzohen se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme për disa të arrestuarit në Kukës. Protestuesit e proceduar janë të moshës 30-46 vjecc, ndërkohë që Policia thotë se nuk ka ngritur akuzë ndaj deputetëve të opozitës, Klevis Balliu, Gent Strazimiri dhe Floida Kerpaci.
Ndërkohë edhe ditën e hënë me dhjetra protestues janë mbledhur para Policisë së Tiranës. Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve në Kukësdhe për një orë kanë bllokuar edhe rrugën pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranë, duke moslejuar lëvizjen e automjeteve. Pavarisht se unfiromat blu kërkuan disa herë largimine tyre nga rruga, protestuesit nuk kanë pranuar.