Qytetarët nuk janë të informuar se sa duhet të paguajnë për taksën e pronës. Deri më sot çdokush e ka paguar atë në bazë të sipërfaqes të apartamentit apo shtëpisë që ka, ndërsa tani që modeli i saj bazohet mbi vlerën, shumë prej tyre janë konfuzë dhe nuk e dinë faturën që do t?i vijë. Taksa ka hyrë në fuqi më 1 Prill, por akush nuk u ka shpjeguar si do t?u vilet ajo.
Agjenti tatimor që do të mbledhë taksën e pronës është lënë që të vendoset nga Këshilli Bashkiak, e deri në ngritjen e sistemit të kadastrës fiskale ajo do të vilet përmes faturës së ujit. Por edhe ky fakt i ka çorientuar shumë prej qytetarëve. Por ka dhe nga ata që janë indiferentë dhe nuk e dinë që ka një model të ri taksimi për pronën e tyre.
Më të vështira janë detajet teknike se mbi bazën e cilës vlerë do të vilet taksa, e çfarë duhet të bëjnë ata që përjashtohen si pensionistë kryefamiljarë apo familje më ndihmë ekonomike.
Duke nisur që nga fatura e muajit Prill, të gjithë qytetarët do të duhet të paguajnë 0.05% të vlerës së pronës së tyre në vit, ndërsa bizneset 0.2% të vlerës. Si referencë do të merret deklarimi i vlerës që kanë bërë qytetarët në formularin e regjistrimit të adresave, nëse vlera është më e lartë se çmimi i hartës fiskale, e nëse ky formular nuk është plotësuar, atëherë do të merret parasysh kontrata e shitjes dhe çmimi fiskal i vendosur nga qeveria.