Vritet me thike 28-vjecari

2018-05-12 1

Një konflikt banal i mori jetën një të riu 30 minuta pas mesnatës së të dielës në fshatin Hot të Ri në Shkodër.

28-vjeçari Kolë Fermosi u godit me thikë për vdekje nga Kristian Shkambi, 27 vjeç në një nga lokalet e fshatit. Sipas policisë, të dy të rinjtë janë parë së bashku në një tavolinë, por në gjendje të dehur u konfliktuan me njëri-tjetrin. Pasi dolën jashtë lokalit, Kristian Shkambi që shihni në këtë foto goditi me thikë shokun e tij.
Ky i fundit mori plagë të rënda dhe menjëherë u nis për në spitalin rajonal të Shkodrës.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve Fremosi, ndërroi jetë në spital. Pas ngjarjes, policia ndaloi autorin në kushtet e flagrancës. Hetuesit kanë sekuestruar edhe thikën e përdorur nga 27-vjeçari. Në komisariatin e Shkodrës janë shoqëruar dëshmitarë okularë të ngjarjes për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të vrasjes së 28 vjeçarit.