Nisin punimet per ndertimin e stacionit te shkaterruar

2018-05-12 1

Dy ditë pas protestës së dhunshme që përfundoi me disa të plagosur dhe shkatërrimin e stacionit për pagesën në Rrugën e Kombit firma koncesionare ka rifilluar rindërtimin. Çdo gjë e djegur dhe e dëmtuar do të rikthehet ashtu siç ishte para shkatërrimit.

Mjete, makineri të rënda e shumë punëtorë po punojnë në dy krahët e autostradës.

Zyrtarisht firma ende nuk ka folur për atë që ka ndodhur. Por inxhinierët jashtë kamerave thonë se kanë marrë urdhër për ritme të shpejta që terminalet të vihen sa më parë në funksion.

Prej aty do të mblidhet tarifa e udhëtarëve që do të përshkojnë Rrugën e Kombit,tarifë e cila solli protestën e të shtunës të banoreve të Kukësit.