Të gjitha ato bare që do të jenë të zhurmshëm përgjatë sezonit turistik rrezikojnë lejen mjedisore. Nga Vlora, gjatë një takimi me drejtuesit e qarkut, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka paralajmëruar se nuk do të lejohet ndotja akustike në plazhe gjatë kësaj vere. Ai ka kërkuar nga drejtuesit vendor që të përgatisin hartën e caktuar se ku duhet lejuar ose jo muzika.
?Në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë parametrave të lejuar?.
Një hartë e zonave ku mund të ushtrohen sportet e ujit me qëllim shmangien e aksidenteve në ujë është një tjetër detyrë e pushtetit vendor. Duke qëndruar në sigurinë e plazheve kreu i Turizmit theksoi se bashkitë duhet t?u kërkojnë bizneseve që të kenë të paktën një person për të dhënë ndihmën e parë.