Report TV - Protesta në 'Rruga e Kombit', ja emrat e 20 protestuesve në kërkim

2018-05-12 0

Report Tv publikon emrat e 20 protestuesve të shpallur në kërkim pas protestës së dhunshme në Kalimash të shtunën. Policia ka arrestuar ndërkohë, pas lëshimit të urdhër-arresteve nga prokuroria, 23 persona të cilët janë identifikuar si autorët e vandalizmit të sporteve të firmës private si dhe goditën me sende të forta punonjësit e policisë të cilët ishin aty për të garantuar protestën.

Protesta doli jashtë kontrollit dhe turma e njerëzve dhunoi gjithçka gjeti përpara duke i shkaktuar biznesit privat në Rrugën e Kombit një dëm financiar të konsiderueshëm pasi të gjitha pajisjet e instaluara aty për mbledhjen e taksës së rrugës u thyen dhe u dogjën. Report Tv publikoi një ditë më parë pamjet ekskluzive të shkatërrimit të sporteleve të firmës nga qytetarët të cilët mbanin në duar sende të forta si gurë, hekur e drurë.

Protestuesit kundërshtojnë taksën, ndërsa banorët e zonave të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin dhe të vendosë një çmim më të lirë se 5 euro sa është aktualisht.

Free Traffic Exchange