http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një cikël koncertesh nisin në Akademinë e Arteve. Kryefjala është vepra e Tonin Harapit.
Këto tinguj do të vijnë në interpretimin e studentëve më të mirë të Universitetit të Arteve, por si gjithnjë nën kujdesin dhe dirigjimin e pedagogëve të Fakultetit të Muzikës.
Koncerti i parë nis me kuartetin e harqeve dhe Rapsodinë e parë për piano nga Tonin Harapi, mbrëmjen e kësaj të hëne në sallën e koncerteve, për të vijuar më pas me korin e zërat më të mirë të këtij fakulteti.
Për studentët, edhe pse nuk është koncerti i parë që japin në këtë sallë, përgjegjësia është e madhe.
Koncertet në nderim kompozitorit Tonin Harapi, nisin mbrëmjen e së hënës në Akademinë e Arteve, për t?u përmbyllur në 5 prill me dirigjentin Glen Cortese që mbërrin në Tiranë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i ftuar special.