Regjistrimi i tokës në fshat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse qeveria ka bllokuar regjistrimin e pronave në bregdet, Ministria e Bujqësisë i bën apel fermerëve që të vijojnë me procedurat për t?u pajisur me titujt e pronësisë për tokat bujqësore. Numri dy i këtij institucioni thotë se janë rreth 6 mijë fermerë që kanë aktin e përdorimit të tokës por që do të duhet ta regjistrojnë.



Afati për të kryer këtë procedurë është deri në fund të vitit 2018. Pas këtij afati kush nuk e regjistron tokën bujqësore do të mund ta kryejë atë vetëm nëpërmjet gjykatave.



Qeveria është shprehur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti do të krijohet Agjencia e Pronave, në përbërje të së cilës do të jenë edhe hipotekat, për t?i dhënë zgjidhje morisë së akteve ligjore që shoqërojnë procesin e lëshimit dhe regjistrimit të titujve të pronësisë në vend.