http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit ka dënuar shkatërrimin e sportelit te pagesave në rrugën e Kombit. Një grup biznesmenësh janë shprehur se janë kundër këtyre veprimeve që cenojnë investimet private, por paralelisht me këtë fakt sipërmarrësit i konsiderojnë tarifat e miratuara të larta.
Sipërmarrësit kërkojnë që drejtues të kompanisë koncesionare të ulen në bisedime me tregtarët që kanë frekuentim të shpeshtë të rrugës, me qëllim nisjen e negociatave.
Por projektues dhe inxhinier të fushës janë të mendimit se vetëm tarifat aktuale të miratuara, arrijnë të justifikojnë kostot e këtij segmenti rrugor.
Tarifat e miratuara janë konsideruar të larta, si nga banorët ashtu edhe nga biznesi dhe ky fakt u bë shkak për protestat e dhunshme.