Ora News - Mbështetësit ia marrin valles së Kukësit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbështetës të të arrestuarve pas protestës në Rrugën e Kombit, vazhdojnë të qëndrojnë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata kërkojnë lirimin e të arrestuarve.

Një grup të rinjsh për ti dhënë kurajo kanë shpalosur flamurin e madh dhe nga një magnetofon vijnë tinguj të këngëve kuksiane. Madje në një moment të rinjtë filluan të kërcejnë dhe vallen e Kukësit

Ndërkohë tre prokurorë po takojnë të arrestuarit për tiu komunikuar akuzat. Të pranishëm janë dhe avokatët.

Policia ka devijuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbeshtetesit-ia-marrin-valles-se-kukesit-para-drejtorise-se-policise-se-tiranes