Ora News - Protestuesit e arrestuar të Rrugës së Kombit, nesër në gjykatë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 23 protestuesit e arrestuar një ditë më parë pas akteve të dhunës në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, do të të dalin të martën përpara Gjykatës së Kukësit për t?u njohur me masën e sigurisë.

Gjatë ditës së hënë grupi i hetimit dy prokurore dhe tre oficere te policisë gjyqësore të Kukësit, që po merren me zbardhjen e ngjarjes kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje protestuesit në ambietet e drejtorisë së policisë së Tiranës dhe komisariate .

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës , shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.

Pjesa më e madhe e protestuesve, 13, ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër në komisariatin e Policisë së Kukësit.

Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme përballë Drejorisë së Policisë së kryeqytetit aktivistë të shoqërisë civile kanë tubuar deri në orët e vona të mbremjes.

Për këtë tubim të paligjshëm policia ka nisur procedimin penal për ta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protestuesit-e-arrestuar-te-rruges-se-kombit-neser-ne-gjykate