Ora News - Debati për LGBT, psikologët: Shkollat nuk janë ende gati

2018-05-12 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Takimet që komuniteti LGBT ka zhvilluar në gjimnaze shkaktuan një reagim të fortë të opinionit publik. Psikologët thonë se shkollat nuk janë ende gati për debate të tilla dhe këshillojnë komunitetin LGBT të jetë i kujdeshëm me informacionet që transmeton në këto takime.

Psikologët këshillojnë që komuniteti LGBT të jetë i kujdeshëm në informacionet që komunikon në takimet me nxënësit, pasi mund të ndikojë në orientimin seksual të atyre të rinjve që ende janë në dyshime.

Takimet i cilësojnë pozitive për aq kohë sa informacioni është me karakter edukativ dhe jo i tepruar.

Psikologia, Oneda Kabashi, i sheh ende larg shkollat nga ky debat. Sipas saj të rinjtë ndeshen me shumë probleme të tjera sociale që kanë nevojë për vëmendjen e drejtuesve të shkollave.

Adoleshenca është mosha kur të rinjtë nisin të kuptojnë orientimin e tyre seksual.

Në këtë moshë, këshillohet biseda me prindërit si dhe psikologëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/debati-lgbt-psikologet-shkollat-nuk-jane-ende-gati