Bashkimi Dhomave të Tregtisë ka dalë përmes një deklarate të përbashkët ku dënojnë dhunën e ushtruar dy ditë më parë në ?Rrugën e Kombit? ku protesta e qytetarëve eskaloi dhe për rrjedhojë shkatërruan dhe dogjën sportelet e firmës koncesionare.
Në deklaratën e Dhomave të Tregtisë thuhet se aktet e dhunës ndaj sipërmarrjes private janë të patolerueshme, ndërsa thekson me rëndësi dialogun me qeverinë dhe koncesionarin për lehtësimin e tarifës për përdoruesit ekonomik dhe tregtarë me frekuencë të lartë
?Të hapet dialogu mes qeverisë dhe sipërmarrjes për të parë skemat e lehtësimit për përdoruesit e shpeshtë. Kemi pasur takim me firmën koncesionare e cila na informoi mbi mundësitë dhe hapësirat që mund të ketë sipërmarrja. Kundërshtojmë me forcë dhunën dhe vandalizmin ndaj çdo sipërmarrësi privat?.
Deklarata e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë
Për kreun e Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ngjarjet e të shtunës janë të papranueshme, pasi u shkatërrua një pasuri e sipërmarrjes private.