Ora News - Voltana Ademi: Europa ia ka vënë vizën qeverisë dhe kryeministrit Rama

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkodra përkujtoi 27 vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991, ku u vranë 4 Dëshmorët e Demokracisë Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Besnik Ceka.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi vendosën kurora me lule ne memorialin e 2 prillit.

Në fjalën e saj Ademi tha se "Heronjtë nuk vdesin kurrë" por sipas saj kjo qeveri ka vrarë ëndrrën e lirisë "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".

Kësaj qeverie, këtij kryeministri dhe klikës në pushtet, tha Ademi, Europa ia ka vënë vizën.

Voltana Ademi: Në vitin 1991 e donin Shqipërinë si gjithë Europa. Por a mund të na pranojë Europa siç jemi ne sot me një Ministër të Brendshëm që sa ishte në detyrë ishte kreu i bandës më të madhe të kultivimit dhe trafikimit të drogës?

A mund të na pranojë ne Europa me një kryetar parlamenti si Gramoz Ruçi i cili me 2 prill të vitit 1991 ishte Ministër i Brendshëm i Ramiz Alisë? A mund të na pranojë Europa me një Ministër të Brendshëm aktual i cili krenohet me foton e tij në krah të ish-dikatorit Enver Hoxha dhe vëllai i të cilit kërkohet për trafik droge?

A mund të na pranojë Europa në gjirin e saj me një Kryeministër si Edi Rama i cili pasuron klikën e tij, Nushin e kompani me lekët e shqiptarëve dhe rrënon përditë shqiptarët e thjeshtë me taksa shumë herë më të larta se në BE, siç është edhe rasti i Rrugës së Kombit? Përgjigjen e di unë, ju dhe gjithë shqiptarët. Jo, Europa nuk e pranon këtë qeveri, nuk e pranon këtë kryeministër.

Është e qartë se ua ka vënë vizën por fatkeqësisht pasojat e keqqverisjes së vendit po i vuajnë të gjithë shqiptarët përditë. Sot jemi mbledhur të përkujtojmë me respekt të thellë dhe nderim të lartë, katër dëshmorët që ranë me 2 prill 1991. Idealet e tyre janë të gjalla sepse jetojnë tek secili prej nesh. Këtë kryeministri, këtë Edi Rama dhe klika e tij në pushtet e dinë shumë mirë. Më shumë se kurrë, ata duhet ta dëgjojnë sot thirrjen tonë për kujtesë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/voltana-ademi-europa-ia-ka-vene-vizen-qeverise-dhe-kryeministrit-rama