Pas akteve të dhunës në ?Rrugën e Kombit? kundër vendosjes së taksës për automjetet, 23 protestuesit e arrestuar do të dalin nesër përpara Gjykatës së Kukësit për t?u njohur me masën e sigurisë.
Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre. Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike.
Të shtunën protestuesit u përplasën me policinë në ?Rrugën e Kombit? duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të tjera të forta si dhe shkatërruan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë përgjatë kësaj rruge. Report Tv publikoi një ditë më parë pamjet ekskluzive të shkatërrimit të sporteleve të firmës nga qytetarët të cilët mbanin në duar sende të forta si gurë, hekur e drurë.
Protestuesit kundërshtojnë taksën, ndërsa banorët e zonave të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin dhe të vendosë një çmim më të lirë se 5 euro sa është aktualisht.