Ora News - Të lirohen protestuesit! Qytetarët para policisë, Spaho: Qeveria shkeli paktin

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarë të banorëve të Kukësit të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit janë stacionuar edhe sot para Drejtorisë së Policisë në Tiranë duke kërkuar lirimin e tyre.

Në mbështetje janë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Deputeti Edmond Spaho akuzoi qeverinë se shkelli në mirëbesim marrëveshjen me organizatorët e protestës.

Spaho: Qytetarët vazhdojnë dhe insistojnë që ata të lirohen, këtu nuk bëhet fjalë për rregulla dhe ligje. Ka pasur një akord mes qeverisë dhe protestuesve që të pezullohej protesta në Rrugën e Kombit dhe të mos arrestoheshin njerëz, të hyhej në dialog me autoritetet vendore për të gjetur një zgjhdhje. Qeveria e theu këtë marrëveshje në mirëbesim mes palëve dhe gjatë natës arrestoi 23 persona përmes veprimeve të dhunshme, me forcat speciale dhe maska a thua se po kapte kriminelë, të mëdhenj. Derisa të lirohen, qytetarët do të jenë ose këtu në Tiranë ose në Kukës. Do thirret edhe solidaritet nga rrethe të tjera.Nuk është në natyrën tonë të përdorim akte të dhunshme. Protesta është e qetë. I kërkoj policisë të trajtojë me dinjitet qytetarët.

Spaho ftoi erdhe kolegët e mazhorancës të mbështesin protestën e banorëve të Kukësit për lirimin e të arrestuarve.

Spaho: Qyetarët u provokuan nga policia që ata kaluan në ato veprime që ju i keni parë. Ne jemi këtu si përfaqësues të qytertarëve , është protestë përtej spektrit politik. Ftoj dhe deputetët e mazhorancës këtu. Kjo masë prek jo vetëm atë zonë por gjithë ekonominë e Shqipërisë.

Sipas raportimeve të Avokatit të Popullit, në Drejtorinë e Policisë në Tiranë mbahen 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit.

Prokuroria e Kukesit ne total ka leshuar 36 urdher-arreste. Protestuesit akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës në Rrugën e Kombit të shtunën në mesditë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/edhe-sot-para-policise-kerkohet-lirimi-i-te-arrestuarve-protesten-ne-rrugen-e-kombit

Free Traffic Exchange