Ora News - Edhe sot para policisë kërkohet lirimi i të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarë të banorëve të Kukësit të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit janë stacionuar edhe sot para Drejtorisë së Policisë në Tiranë duke kërkuar lirimin e tyre.

Në mbështetje janë edhe deputetë të Partisë Demokratike.

Sipas raportimeve të Avokatit të Popullit, në Drejtorinë e Policisë në Tiranë mbahen 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit.

Prokuroria e Kukesit ne total ka leshuar 36 urdher-arreste. Protestuesit akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës në Rrugën e Kombit të shtunën në mesditë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/edhe-sot-para-policise-kerkohet-lirimi-i-te-arrestuarve-protesten-ne-rrugen-e-kombit