Report TV - Protesta, Basha: Policia me urdhër të Ramës rrëmbeu qytetarët e Kukësit

2018-05-12 0

Kryetari PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të lirojë menjëherë të arrestuarit në Kukës për protestën e djeshme në Rrugën e Kombit. Basha akuzoi se prokuroria po vepron si hetuesi politike e Ramës, ndërsa shtoi se veprat penale për të cilat akuzohen protestuesit janë të lehta dhe mund të hetohen në gjendje të lirë.

Në deklaratën e tij nga selia e PD, Basha kishte edhe një këshillë për kryeprokuroren Arta Marku, ai i bëri thirrje që të arrestoje trafikantët e drogës dhe të hetojë ministrat e kryebashkiakët socialistë dhe jo qytetarët që luftojnë për mbijetesë.

?Qytetarët u arrestuan, pasi protestuan për mbijetesën e tyre. Kjo polici dhe prokurori, që lë të lirë Orest Sotën, Agron Xhafën dhe të tjerët u hodh duke arrestuar njerëzit e varfër. Aktet për të cilat akuzohen protestuesit janë vepra të lehta, parashikohet gjobë deri në 3 vite burg. Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mes të natës pa paraqitur asnjë urdhër ndalimi apo arresti duke i sjellë në Tiranë, kjo është vepër e rëndë, heqje e paligjshme e lirisë. Këshilltarët bashkiaktë të Kukësit kanë kallëzuar policinë.

Free Traffic Exchange