Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri nuk mund të sillet si gangster me qytetarët e tij por duhet të ulet të bisedojë me ta për të gjetur zgjidhje.
Kështu u shpreh deputeti demokrat, Ervin Salianji në intervistën e mbrëmjes në Ora News.
Ai tha se fitilin që Rama po ndez në Kukës do të përfundojë në Kryeministri.
Salianji: Sot Shqipëria zien si një barut, Edi Rama i ka vendosur fitilin gjithë Shqipërisë me idenë për të pasur një fitil për të vendosur kufirin se ku ndan paratë. Kukësi është vetëm fija e parë e shpresës ku për faj dhe për provokim të Edi Ramës po i vendos flakën dhe xixat e para një fitili i cili përfundon në Kryeministri. Kurrësesi nuk mundet Kryeministri të sillet si një gangster. Zgjidhja është ulja me qytetarët, si shkuam ne sot, të shkojë dhe ai.
Salianji tha se tarifikimi i Rrugës së Kombit është i padrejtë dhe me ndikim të madh në ekonominë e vendit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/salianji-fitili-qe-rama-po-ndez-ne-kukes-do-perfundoje-ne-kryeministri