Përfshirja e biznesit të vogël në " />
Përfshirja e biznesit të vogël në "/>

Ora News - “Rritje çmimesh dhe falimentim", Tabaku: Skema e TVSH-së do mbyllë vende pune

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e tvsh-së, sipas nëkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, do të ndikojë në rritjen e çmimit për konsumatorët dhe ulje të fitimeve për këtë kategori duke sjellë falimentim. Tabaku tha se nuk flitet për biznese me fitime të medha, por për kategori të vetëpunësuarish që sigurojnë një rrogë minimale, ndaj skema e re e qeverisë do rëndojë mbi ta.

1 Prilli, dita e Pashkëve, duhet të ishte festë për shqiptarët, por sipas nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku do të mbahet mend si fillimi i ditëve të vështira për mijëra biznese dhe familje që ushqehen me to.

Nga kjo datë, biznesi i vogël, përfshihet në skemën e TVSH-së dhe kjo sipas Tabakut do të reflektohet në rritje çmimesh për konsumatorët dhe ulje te fitimeve.

Tabaku: Do të thotë 20% shtesë në çdo kupon që do të japin bizneset e vogla dhe do të ketë një rritje masive çmimesh por kjo do të ndikojë njëkohësisht edhe në fitimin e bizneseve të vogla. Të mos harrojmë që bizneset e vogla këtu në Shqipëri janë palca kryesore e ekonomisë. Sigurojnë punësimin, rritje ekonomike. Bizneset e vogla që do të preken nga kjo fashë janë pothuajse 50 mijë biznese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rritje-cmimesh-dhe-falimentim-tabaku-skema-e-tvsh-se-do-mbylle-vende-pune

Free Traffic Exchange