Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Historia e dytë në ?Ka një mesazh për ty? ishte e mbushur plot emocion, lot dhimbjeje por edhe ngazëllimi. Elida ka ardhur enkas nga Gjermania, për të falenderuar ish mësuesen e saj, e cila më shumë se mësuese, ka luajtur rolin e një prindi në jetën e saj. Elida është model i përsosur i mirënjohjes ndërsa mësuese Valentina është përfaqësuesja e denjë e figurës së arsimtarit. Këto dy zonja i lidh së bashku, një ngjarje e së shkuarës dhe në të njëjtën kohë forca e dashurisë, respektit dhe mirënjohjes.
Elida: Në kohën e regjimit diktatorial, babai im kishte punuar për shumë vite si minator. Ai ishte brigadier, në sajë të punës që kishte bërë. Ne jemi me origjinë nga Burreli por më pas familjen time e transferuan në Kamëz, Tiranë, për shkak të punës së babait. Gjithçka shkonte mirë ne ishim familje e lumtur, deri në momentin që babai im u sëmur nga kanceri. Isha 12 vjeç kur ai vdiq. Ne ishim 6 fëmijë.
Unë e kam përjetuar shumë keq atë periudhë. Qaja në vetvete derisa fillova të sëmuresha, kisha temperaturë të lartë, të vjella. Isha 14 vjeç. Shkuam në spital, por pasi u treguam mjekëve që babai im ka vdekur nga një sëmundje, ata dyshonin se unë mund të vuaja nga e njëjta sëmundje. Mjekët më larguan nga spitali duke thënë se unë nuk kisha sëmundje infektive, kështu që ata s?mund të bënin asgjë për mua.
Në këtë situatë, më vjen në ndihmë mësuesja ime. Ajo më dha jetën për së dyti. Mësuese Vali e kishte treguar me kohë që ishte një njeri me zemër të madhe. Ajo nuk bënte diferencime midis nxënësve, trajtonte çdo nxënës njëlloj, nuk ka rëndësi nëse ishe fëmija i një profesori ose i një minatori.
Elida tregon se si ajo sëmurej çdo ditë e më shumë dita ditës. Dhe në momentin kur ajo dhe njerëzit përreth saj, i kishin humbur shpresat se Elida do jetonte, mësuese Vali erdhi si një ëngjëll. Ajo u ofrua ta dërgonte Elidën në spital me shpenzimet e saj dhe bëri gjithçka që mundi në mënyrë që ta shëronte nga turbekulozi.
Elida tashmë një zonjë me dy fëmijë, me një jetë të stabilizuar në Gjermani, nuk e ka harruar kurrë mësuesen e saj dhe të mirat që ajo ka bërë për të. Ajo e konsideron mësuesen si ëngjëllin e saj dhe shpreh dëshirën që ata tani e tutje të jenë nënë e bijë për njëra tjetrën.
Stafi i ?Ka një mesazh për ty? i dërgon ftesën mësuese Valit e cila duket vërtet e befasuar. Mësuese Valentina, tashmë një zonjë e moshuar, mban mbi supe peshën e viteve të shumta që kanë kaluar dhe siç shihet, gëzon gjithë respektin e nxënësve të dikurshëm, por jo vetëm.
Ajo mbërrin në studio shumë e emocionuar, ku shprehet se sot ndihet si ?nxënëse? dhe jo si mësuese, profesion të cilin e ka ushtruar gjithë jetën me shumë përkushtim. Në ekranin e murit ndarës shfaqet Elida, të cilën mësuese Vali e njeh menjëherë.
Elida: Mësuese Vali, unë kam ardhur sot këtu, megjithatë nuk do të mjaftonte asnjë emision dhe nuk do mjaftonte një jetë e tërë për të folur për ty. Ishte një br...