Këshilli Bashkiak i Kukësit: Distancohemi nga dhuna, kemi 5 kushte për qeverinë

2018-05-12 0

Këshilli Bashkiak i Kukësit përmes një deklarate për mediat distancohet nga dhuna dje në protestën në Rrugën e Kombit, ndërsa ka 5 kushte per qeverinë Rama. Ata kërkojnë lirimin e 23 protestuesve të ndaluar, ndalimin e arrestimeve të tjera, largimin e FNSH nga Kukësi, tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit e panegociueshme dhe cdo tentativë për negociata nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve. Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu, i cili është anëtar i Këshillit bashkiak të Kukësit.