Ora News - Surprizë për Pashkët, këngëtarja popullore dhe mjeshtri i kuzhinës në mensën sociale

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjet në nevojë të cilët frekuentojnë mensën sociale në Kombinat kanë festuar këtë të dielë në mënyrë të veçantë Pashkët. Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka shtruar një drekë të veçantë për ta. Por ndryshe nga vitet e tjera, surpriza ka qenë këngëtarja e muzikës popullore Eli Fara si dhe mjeshtri i kuzhinës Renato Mekolli.

Në festën e Pashkëve, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ofroi një drekë për të moshuarit dhe familjet në nevojë që frekuentojnë mensën sociale në Kombinat.

Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë të dielë surpriza ishte këngëtarja e muzikës popullore qytetare, Eli Fara, si dhe një prej mjeshtrave më të mirë të kuzhinës, Renato Mekolli.

Veliaj: ?Kjo është një nga 5 qendrat tona sociale ku ne shërbejmë. Më shumë se shërbimi i një vakti çdo ditë, ky është një vend ku kalojmë kohën, ku ndërtojmë komunitet, ku pavarësisht halleve, problemeve, secili gjen një vesh që ta dëgjojë. Pavarësisht sfidave të jetës, pavarësisht emigracionit apo të qenurit larg vendeve nga ku vjen secili, këtu është krijuar një çerdhe, një hapësirë shumë e ngrohtë, një atmosferë ku të gjithë mbështesim njëri tjetrin, por edhe kalojmë kohë me njëri tjetrin, po sidomos në ditët speciale të festave jemi gjithmonë e më pranë. Kështu që, e vlerësoj shumë praninë tuaj sot?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/surprize-pashket-kengetarja-popullore-dhe-mjeshtri-i-kuzhines-ne-mensen-sociale

Free Traffic Exchange