Ora News - Subvencionet në bujqësi, në maj hapen aplikimet për fondin mbi 90 mln euro të IPARD

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në muajin maj të gjithë fermerët shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë subvencione nga fondet e Bashkimit Europian. Zv/ministri i Bujqësisë deklaron se kriteret për të përfituar do të jenë të forta ndërsa ngre si shqetësim problemet me pronësinë.

Çështjet e pronësisë mbeten një problem edhe për përfitimin e subvencioneve në bujqësi.

Zv/Ministri, Ilir Halilaj, shpjegon se në maj hapen fondet për fondet e BE që janë mbi 90 mln euro por një prej kritereve që kërkohen është që të mos ketë probleme me pronësinë dhe fermerët ta kenë të regjistruar pronën me certifikatë pronësie.

Halilaj: Ka problematika. Kryesorja ka të bëjë me hartografinë që ekziston pra, kur një fermer paraqitet për regjistrimin e pronës së tij dhe e sheh se harta që ekziston është e ndryshme nga ajo që është në titullin e pronësisë të këtij fermeri atëherë kur regjistrimi nuk është i mundur të kryhet por ky grup ndërinstitucional po punun për zgjidhjen pra për unifikimin e kësaj harte dhe për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/subvencionet-ne-bujqesi-ne-maj-hapen-aplikimet-fondin-mbi-90-mln-euro-te-ipard